PAVARËSIA E MBIKQYRUR
Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar –
Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar!
Nëse UNMIKU, ta shtron sofrën me bar –
Ti, haje dhe thuaj "Unë jam kosovar!"Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –
Ti, përkulu dhe thuaj "Unë jam minoritet!"
Nëse UNMIKU, të imponon flamur kosovarë –
Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!Nëse UNMIKU, të imponon ndonjë himn pa krip –
Ti, luaj me instrument, veç mos këndo shqip!
Nëse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjën –
Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën !Nëse UNMIKU, të jep ngjyra pa kufi –
Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!
Nëse UNMIKU, t’i mbushë xhepat me flori –
Ti, nuk guxon të shkruash histori!Nëse UNMIKU, të qet në staf ma të parin –
Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!
Nëse UNMIKU, t’i imponon festat ndërkombëtare –
Ti, nuk guxon t’ i festosh festat kombëtare!Nëse UNMIKU, të pranon në Internacionale –
Ti, nuk guxon t’ këndosh këngë nacionale!
Nëse UNMIKU, ta zgjidh ndonjë çare –
Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!Nëse UNMIKU, sjell këngë të mbarë globit –
Ti, nuk guxon t’ këndosh për heroit e kombit!
Nëse s’ do UNMIKU, n’ Pavarësi për t’ prekur –
Ti, ha si i gjallë, e rri si i vdekur !Gjilan, më 21 Maj 2008.
Demir KRASNIQI
E hatashme! Poezia më atraktive dhe më me rimë, krahasuar me ato që nga Abetarja e deri tek këngët e Elvana Gjatës. Më kujtoi vjershën “Qesh i vogël e u rrita!” e mendova nëse autori i saj do t’më kishte lejuar që ta ndryshoja në “Qesh i vogël e u rrita, prej UNMIK-ut u mërizta!” Sidoqoftë, Demiri paska bërë një punë fantastike në këto strofat e tij. Të paktën është shprehur ashtu edhe sic në të vërtetë është ndier, gjë që shumica nga politikuajt tanë nuk kanë guximin që ta bëjnë. Po besoj se Demiri s’ka cka humbë, ndërkac presidenti, kryeministri dhe ministrat mund të humbasin automjetet bashkë me shoferët, kolltukun, e mbi të gjitha rrogën. Prandaj, duhet të justifikohet një hezitim i këtillë nga ta.
E falenderoj Agronin për emailin që më dërgoi me këtë poezi.
Për ta bërë qëndrimin tënd në blog sa më tërheqës, si dhe njëkohësisht për të të enkurajuar ty si vizitorë dhe lexues i dokrrave të mia, vendosa që të shpërblej disa nga ju të cilët keni kontribuar me komentet e juaja në temat e ndryshme këtu në Arian’s Café.
Kategoritë mbi të cilat është bërë [...]
Me sa duket Dritoni e ka marrë shumë seriozisht punën e video tutorialeve. Me kohën njohuritë e tij mbi Photoshop po rriten, e ai aq më pak po heziton për t’i ndarë ato me audiencën. Në këtë video tutorial do të mësoni një mënyrë shumë fundamentale për të krijuar një desktop wallpaper të cilën mund [...]
Lexues të dashur, sot jemi në ditën e parë të festës Islame, Fitër Bajramit. Ju uroj nga zemra të gjithëve këtë festë, njëkohësisht i përgëzoj ata që kanë agjëruar muajin e shenjtë që lamë pas, Ramazanin, si dhe lutem që harmonia e toleranca të mbisundojnë gjithmonë në mes nesh. Më poshtë po vendos një video [...]
Më herët nëse të kujtohet, kam pas publikuar një tutorial mbi integrimin e Notepad2 në Windows XP, pra, largimin e Notepad standard nga sistemi me XP.
Sot përmes video tutorialit të mëposhtëm jam përpjekur që me disa fjalë si dhe me elaborim vizual të tregoj një ndër mënyrat e shumëta të zëvendësimit të Notepad standard me [...]
Zbritje e madhe për konsumatorët prepaid të Vala. Vetëm 8 cent thirrjet brenda rrjetit, ndërsa tarifa e ultë 4 cent dhe extra off peak 2 cent për minutë.
Këto ishin fjalët që përmbante SMS-i të cilin e pranova nga VALA dy ditë më parë.
Megjithëse nuk është edhe shumë befasuese kjo, kur dihet qe tashmë ky operatorë [...]
Këtë javë Dritoni sjellë një video tutorial të ri se si zbardhohen dhëmbët e një portreti duke përdorur Photoshop CS3. Pra, edhe disa këshilla praktike mbi manipulimin e fotografisë digjitale në mënyrë që të arrihet rezultati i kënaqur pas përpunimit.
Serioziteti që e ka kapluar Dritonin mbi fotografinë, dhe angazhimi i tij për të na ofruar [...]
Përshkrim idesh të cilat m’kujtohen përderisa bëj nevojën. Pa dokrra.
5 komente